KOMUNIKATË
Seanca XV e Bordit të ZRRE-së në 2024
Më 24.12.2024, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e pesëmbëdhjetë (XV) për këtë vit. Në këtë seancë, Bordi ka miratuar dokumentet si në vijim: Metodologjia e Përcaktimit të Tarifave për Operatorin e Emëruar të Tregut të Energjisë Elektrike, Metodologjia e shpërndarjes së të ardhurave nga kongjestioni ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, Procedurat rezervë për bashkimin e tregut të energjisë elektrike të ditës në avancë dhe bashkimit të tregut të energjisë elektrike brenda të njëjtës ditë Shqipëri – Kosovë.
Bordi poashtu ka shqyrtuar dhe miratuar edhe gjashtë (6) kërkesa për marrje të autorizimit për gjeneratorë për vetë-konsum për prodhimin e energjisë elektrike nga panelet solare/fotovoltaike, me kapacitet total prej 47 kW. Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa ankesa te konsumatoreve.
Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE-së do të publikohen në faqen elektronike të ZRRE-së www.ero-ks.org
- Log in to post comments