Skip to main content
27.01.2025

KOMUNIKATË

Seanca I e Bordit të ZRRE-së në 2025

Më 27.01.2024, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e parë  (I) për këtë vit. Në këtë seancë, Bordi ka miratuar vlerat hyrëse të Furnizuesit me Shërbim Universal, për periudhën 2025 -2027.

Bordi poashtu ka miratuar kërkesën e ALPEX-it për zgjatjen e afatit të tarifave dhe miratimin e disa propozimeve në listën e tarifave të ALPEX. Bordi në këtë mbledhje i ka dhënë pëlqim Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT) për rekomandimet rreth sistemeve matëse si dhe ka miratuar kërkesën e këtij operatori për derogim nga Kodi i Rrjetit të Transmetimit.

Sa i përket zhvillimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, Bordi ka miratuar kërkesën e subjektit juridik “Anik Energy” sh.p.k për autorizim për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare/fotovoltaike me rreth 5.5 MW, si dhe ka miratuar nëntë (9) kërkesa nga persona fizik dhe pesë (5) të tjera nga subjekte juridike, me  kapacitet prej 476kW për marrje të autorizimeve për vetë-konsum.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera të lidhura me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.  

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE-së do të publikohen në faqen elektronike të ZRRE-së www.ero-ks.org