KOMUNIKATË
Seanca V e Bordit të ZRRE-së në 2025
Më 30.04.2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e pestë për vitin 2025. Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar Bilancin Vjetor të Energjisë Elektrike për vitin 2025, si dhe ka shqyrtuar dhe aprovuar shtatë kërkesa nga personat fizik dhe njëmbëdhjetë kërkesa të subjekteve juridike për marrjen e autorizimeve për vetë-konsum, me kapacitet total të instaluar prej 1131.88 kW.
Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe çështje të tjera të lidhura me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike www.ero-ks.org
- Log in to post comments