KOMUNIKATË PËR MEDIA
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe Community Development Fund (CDF) kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për të mbështetur zhvillimin e Bashkësive të Energjisë nga Burimet e Ripërtëritshme në Kosovë. Ky bashkëpunim synon të krijojë një kornizë të qëndrueshme rregullative, duke siguruar që procesi i hartimit të kornizës rregullative të zhvillohet në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse dhe në përputhje me praktikat më të mira të Bashkimit Evropian.
Në kuadër të memorandumit, CDF do të ofrojë ekspertizë teknike dhe do të lehtësojë konsultimet me komunitetet, qytetarët dhe akterët lokalë. Palët do të bashkëpunojnë gjithashtu në komunikim dhe edukim për të rritur ndërgjegjësimin mbi përfitimet e Bashkësive Energjetike, si dhe në implementimin e pilot-projekteve të para.
Ky Memorandum i Mirëkuptimit konfirmon përkushtimin e të dy institucioneve për të ndërtuar një model bashkëpunimi institucional dhe qytetar, duke mbështetur tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve në Kosovë.
- Log in to post comments