Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së merr pjesë në konferencën e tretë vjetore “Rritja e mbikëqyrjes publike dhe llogaridhënies institucionale në Kosovë”
Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, z. Ymer Fejzullahu, ka marrë pjesë si panelist në Konferencën e Tretë Vjetore të CorrWatch, e cila u mbajt në Prishtinë më 25 mars 2025. Gjatë kësaj konference, z. Fejzullahu theksoi rëndësinë e përfshirjes së publikut në proceset e vendimmarrjes dhe ndau eksperiencën dhe angazhimin e ZRRE-së në sigurimin e një procesi të hapur dhe të drejtë. Ai nënvizoi se ZRRE-ja luan një rol kyç në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies, duke inkurajuar pjesëmarrjen aktive të qytetarëve dhe grupeve të interesit në vendimmarrje.
Z. Fejzullahu theksoi angazhimin e ZRRE-së në zhvillimin e mekanizmave të ndryshëm që mundësojnë përfshirjen e publikut, përmes konsultimeve dhe aktiviteteve informuese, duke siguruar që proceset vendimmarrëse të jenë të informuara dhe në përputhje me interesat e konsumatorëve. Ai theksoi se këto përpjekje janë të rëndësishme për të garantuar që përfshirja e publikut në vendimmarrje të mbetet një prioritet i ZRRE-së, duke u angazhuar për krijimin e mundësive të vazhdueshme për qytetarët dhe akterët relevantë që të japin mendimet dhe sugjerimet e tyre, dhe kështu të kontribuojnë në një sistem rregullativ të hapur dhe llogaridhënës.
- Log in to post comments