Njoftim!
Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Ymer Fejzullahu ka pritur në takim Drejtorin e Sekretariatit të Energjisë, Artur Lorkowski dhe zv.drejtorin Dirk Buschle
Në këtë takim, Kryesuesi i Bordit e ka njoftuar drejtorin Lorkowski për situatën e përgjithshme në sektorin e energjisë si dhe angazhimet e ZRRE-së në funksion të sigurisë së furnizimit me energji elektrikë për të gjithë qytetarët e vendit.
Z. Lorkowski në këtë takim shprehu gatishmërinë e Sekretariatit në ofrimin e asistencës së nevojshme për ZRRE-në për të siguruar zhvillimin e një sektori të besueshëm dhe të qëndrueshme me energji.
- Log in to post comments