Skip to main content
06.02.2024

Njoftim!

Zyra  e  Rregullatorit për Energji njofton opinionin e gjerë se ka publikuar draft raportet konsultative që kanë të bëjnë me përshtatjet vjetore të të Hyrave të Lejuara Maksimale për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut, Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes dhe Furnizuesit me Shërbim Universal.

ZRRE fton kompanitë e licencuara, konsumatorët dhe të gjitha palët tjera të interesit, që të japin kontributin e tyre në këtë proces, duke shqyrtuar dhe komentuar të dhënat dhe pikëpamjet e paraqitura në këto Raport Konsultative. Raportet konsultative mundë te gjenden në linkun; https://www.ero-ks.org/zrre/sq/proceset-e-shqyrtimeve-tarifore

Palët të cilat dëshirojnë të paraqesin komentet e tyre eventuale rreth propozimeve të ZRRE-së, ftohen që të dorëzojnë komentet e tyre me shkrim në postën elektronike ero.pricing-tariffs@ero-ks.org, jo më vonë se 21 shkurt 2024. Gjithashtu, komentet mund të dërgohen me postë në adresën: Zyra e Rregullatorit për Energji Departamenti për Tarifa dhe Çmime, Rr. Bekim Fehmiu (Ish Ndërtesa e Fazitës), kati:2, 10000 Prishtinë, Kosovë.