Njoftim
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët e interesuara se pas pranimit të kërkesës nga KOSTT, ka vendosur në konsultim publik draft dokumentet:
- Metodologjia e shpërndarjes së të ardhurave nga kongjestioni ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës;
- Procedurat rezervë për bashkimin e tregut të energjisë elektrike të ditës në avancë dhe bashkimit të tregut të energjisë elektrike brenda të njëjtës ditë Shqipëri – Kosovë.
ZRRE fton të gjithë të interesuarit që komentet e tyre lidhur me këto dokumente ti paraqesin deri me 23 dhjetor 2024, në adresën info@ero-ks.org.
Po ashtu komentet mund të dërgohen edhe në adresën postare të ZRRE-së:
Zyra e Rregullatorit për Energji
Departamenti për Treg të Energjisë
Rr. Bekim Fehmiu (Ish Ndërtesa e Fazitës), kati:2, Prishtinë, 10 000 Kosovë.
- Log in to post comments