Skip to main content
21.06.2023

NJOFTIM PUBLIK

Shoqëria „ELING GROUP“ SH.P.K., me numër Unik Identifikues 811484021 me adresë: Rruga Muharrem Fejza,Obj. 1 Lok.1 Prishtinë, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 21.03.2023 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 1 MW ZK Llabjan, Komuna e Pejës, Republika e Kosovës.

 

Aplikuesi „ELING GROUP“ SH.P.K., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 1 MW ZK Llabjan, Komuna e Pejës, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:

  • Pëlqimin Nr. 08-350-126761 dt. 22.12.2022 të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Pejës;
  • Pëlqimin Mjedisor Nr.22/50/ dt.02.03.2023 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastruturës;
  • Vendimin për Kushte Ndërtimore për vendosjen e paneleve për energji solare  me kapacitet të instaluar prej 1 MW Nr. VIII> -350-10734 dt. 08.02.2023t ë lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Pejës;
  • Vendimin për Leje Ndërtimi për “Vendosjen e Paneleve për Energji Solare prej 1 MW ZK – Llabjan  Komuna e Pejës” nr. i vrojtimit të lejes 08-351-24941 dt. 17.03.2023 të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Pejës;
  • Aktvendimin  Nr. 330/23 dt. 02.03.2023 të lëshuar nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonimi e Komës së Pejës;
  • Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 3582 dt. 28.04.2023 të lëshuar nga KEDS SH.A.;
  • Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
  • Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar;
  • Plani i Biznesit; dhe
  • Plani Dinamik i Realizimit.

 

Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar kërkesën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.

Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: eling.pr@gmail.com dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org

Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.