Skip to main content
05.09.2025

KOMUNIKATË

Seanca IX e Bordit të ZRRE-së në 2025

Më 05.09.2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e nëntë (IX) për vitin 2025.

Në këtë seancë Bordi ka dhënë autorizime për ndërtimin e kapaciteteve të reja  prodhuese nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (solare) për kompanitë: “Lindja Solar” sh.p.k, me kapacitete prej 100 MW; QAZIM R. GASHI B.I. – BABIMOC 1, 2 dhe 3 me kapacitet prej 4 MW; dhe “EBE ENERGY” sh.p.k me kapacitet prej 3 MW.

Bordi i ZRRE ka Licencuar kompaninë “Energy Development Group Kosova sh.p.k” për prodhim të energjisë elektrike nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (solare) me kapacitet prej 6 MW.

Në këtë seancë Bordi i ZRRE poashtu ka dhënë Licenca për furnizim me energji elektrike për kompanitë: “Norwegian PX Kosovë” sh.p.k; “BE Power” sh.p.k; dhe “Energy for Change” sh.p.k.

Në këtë seancë janë shqyrtuar dhe aprovuar edhe kërkesat e njëzet (20) subjekteve juridike dhe tridhjetë (30) personave fizik për marrje të autorizimit për vetë-konsum, me kapacitet total të instaluar prej 1.8 MW.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE-së do të publikohen në faqen elektronike të ZRRE www.ero-ks.org.