Pjesëmarrja e përfaqësuesve të ZRRE-së në Grupin Punues për REMIT në ECRB
Përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), z. Skender Muqolli dhe z. Muharrem Gashi, morën pjesë në takimin e 20-të të Grupit Punues të ECRB për REMIT.
Në këtë takim, përfaqësuesit e ZRRE-së, të cilët udhëheqin edhe Taskforcën I “Regulatory Guidance on REMIT”, prezantuan zhvillimet më të fundit lidhur me udhërrëfyesin e REMIT dhe procesin e tij të avancimit në nivel rajonal.
Gjithashtu, grupi u njoftua se ZRRE ka nisur një hetim lidhur me importet e energjisë, me mundësi zgjerimi edhe në fushën e kapaciteteve interkonektive. Si rezultat i njoftimit të bërë nga ZRRE në takimin e kaluar, edhe Mali i Zi ka filluar analizimin e të dhënave për kapacitetet interkonektive në mes të Malit të Zi dhe Kosovës. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë dhe vendet fqinje shprehën gatishmërinë për bashkëpunim në këtë proces.
Pjesëmarrja e ZRRE-së në këtë takim është dëshmi e angazhimit të saj të vazhdueshëm për avancimin e praktikave rregullative, forcimin e transparencës dhe rritjen e konkurrueshmërisë në tregun e energjisë në Kosovë.
- Log in to post comments