ZRRE pjesë e panelit për gratë në energji organizuar nga CEER
Këtë javë, Këshilli i Rregullatorëve Evropian të Energjisë (CEER) organizoi ngjarjen “Women in Energy Awayday” në Sekretariatin e CEER-it në Bruksel, që mblodhi profesionistë nga sektori i energjisë për të diskutuar dhe ofruar trajnim mbi barazinë gjinore në sektorin e energjisë.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe përfaqësuesja e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), znj. Ilirjana Tolaj, e cila ishte paneliste në diskutimin mbi nismat dhe politikat që mbështesin përfshirjen e grave në sektorin e energjisë. Gjatë prezantimit të saj, ajo u fokusua në zhvillimet e viteve të fundit për të fuqizuar gratë në fushat STEM dhe në sektorin e energjisë në veçanti, duke përfshirë iniciativat në nivel kombëtar, partneritetet strategjike, programet e praktikës dhe mentorimit, si dhe masat për përfshirjen dhe fuqizimin e grave në kuadër të Strategjisë së Energjisë 2022-2031. Ajo gjithashtu adresoi sfidat që mbeten, përfshirë barrierat strukturore dhe stigmat që ndikojnë në përfaqësimin e grave në këtë sektor.
ZRRE mbetet e përkushtuar për të avancuar barazinë gjinore në sektorin e energjisë, duke mbështetur aktivisht nismat për fuqizimin e grave, zhvillimin profesional dhe promovimin e udhëheqjes gjithëpërfshirëse.
- Log in to post comments