Njoftimi Publik - Aplikacioni për Autorizim
Shoqëria „Mdynamic Solutions“ L.L.C., me numër Unik Identifikues 812239623 me adresë: Rr. „California“ nr. 17, Preoc, Komuna e Graçanicës, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 17.12.2025 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 7.18 MW ZK Vërrnicë, Komuna e Vushtrrisë, Republika e Kosovës.
Shoqëria „Mdynamic Solutions“ L.L.C., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 7.18 MW ZK Vërrnicë, Komuna e Vushtrrisë, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:
- Pëlqimin Mjedisor Nr.1886-2/25 dt. 04.06.2025 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
- Vendimi nr. 1889-3/25 të dt. 17.12.2025 për korrigjimin e Vendimit për Pëlqimin Mjedisor Nr.1886-2/25 dt. 04.06.2025 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
- Vendimin 09 nr. 112/2025 të lëshuar nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rualal e Komunës së Vushtrrisë.
- Vendimin për Leje Ndërtimore Numri i vrojtimit të lejes: 533/25 të datës 26.09.2025, dhe Numri i vrojtimit të lejes: 06/87 për “Ndërtimin e Parkut Solar me kapacitet të instaluar prej 7.18 MW, ZK Vërrnicë, të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Vushtrrisë.
- Vendimin për miratimin e plotësim-ndryshimit të Vendimit për Leje Ndërtimore me nr. vrojtimit 533/25 të dt. 26.09.2025 të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Vushtrrisë.
- Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 14188 dt. 23.10.2025 të lëshuar nga KEDS SH.A.;
- Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
- Deklaratën për shitjen e energjisë;
- Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit;
- Kontratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC);
- Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar,
- Plani i Biznesit; dhe
- Plani Dinamik i Realizimit.
Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar deklaratën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.
Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: mdynamicsolutionslls@gmail.com, merih2579@hotmail.com dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org
Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.
- Log in to post comments