Skip to main content
02.02.2026

KOMUNIKATË

Seanca I e Bordit të ZRRE në 2026

Më 02.02.2026, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e parë (I) për vitin 2026.

Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar kërkesën për përcaktimin e të hyrave dhe tarifave për Operatorin e Nominuar të Energjisë Elektrike (ALPEX) ku është vendosur që lista e tarifave për vitin 2026 të jetë e pandryshuar krahasuar me periudhën paraprake.

Pas finalizimit të procedurave përkatëse të tenderimit, në përputhje me obligimet ligjore, është aprovuar edhe caktimi i obligimit të Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF) me akt të veçantë. Ky obligim i është caktuar Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për periudhë tri-vjeçare, përkatësisht nga 31.01.2026 deri më 30.01.2029.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE-së do të publikohen në faqen elektronike të ZRRE-së www.ero-ks.org