Skip to main content
20.05.2026

Njoftimi Publik - Aplikacioni për Autorizim_ECO PARK GROUP SH.P.K

Shoqëria „Eco Park Group“ L.L.C., me numër Unik Identifikues 810844432 me adresë: Rr. „Qafa-Madanaj“ pn, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 08.05.2026 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 84 MW ZK Trestenik, Komuna e Pejës, Republika e Kosovës.

 

Shoqëria „Eco Park Group“ L.L.C., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 84 MW ZK Trestenik, Komuna e Pejës, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:

 

  • Vendimi për Pëlqimin Mjedisor Nr.1371-2/24 i dt. 10.07.2024 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
  • Vendimi Nr. 1372-2-2/26 i dt. 10.04.2026 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
  • Pëlqimi nr. 08-350-11348 i dt. 07.02.2024 Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Gjakovës.
  • Vendimi Nr. 5707-2/25 i dt. Numri i vrojtimit të lejes: K.III-6/2026 i dt. 07.04.2026 për projektin impiantin fotovoltaik Parku Solar 84 MW, ZK Trestenik, Komuna e Pejës, e lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
  • Marrëveshja e Kyçjes në Rrjetin e Transmisionit të Kosovës, nr. 1311 dt. 20.05.2025 e lëshuar nga KOSTT SH.A.,
  • Dëshmi mbi të drejtat pronësore;
  • Deklaratën për shitjen e energjisë;
  • Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit;
  • Parakontratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC);
  • Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar,
  • Plani i Biznesit; dhe
  • Plani Dinamik i Realizimit.

 

Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar deklaratën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.

Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: leke.sahatqiu@ecopark-ks.com dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org

Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.