Skip to main content
09.10.2026

KOMUNIKATË 

Seanca X e Bordit të ZRRE-së në 2026

Më 09.10.2026, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur seancën e dhjetë për vitin 2026.

Në hapje të seancës, Kryesuesi i ri i Bordit, z. Driton Gojani, falënderoi anëtarët e mëhershëm të Bordit, anëtarët aktual, stafin e ZRRE-së dhe përfaqësuesit e mediave për bashkëpunimin e deritanishëm, duke shprehur përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë në përmbushjen e mandatit dhe objektivave të ZRRE-së, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të energjisë në Kosovë.

Bordi shqyrtoi dhe miratoi aplikacionet për licencimin e TC „Kosova A” për aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike dhe të KEK sh.a. – TC „Kosova B” për aktivitetin e bashkëprodhimit të energjisë elektrike dhe termike, me afat vlefshmërie nga 09.10.2026 deri më 17.08.2028.

Gjithashtu, Bordi miratoi 53 aplikacione për autorizim për vetëkonsum, prej të cilave 46 nga persona fizikë dhe 7 nga persona juridikë, me kapacitet total të instaluar prej 816 kW.

Në kuadër të kësaj seance, Bordi shqyrtoi edhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e ZRRE-së.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE-së do të publikohen në faqen elektronike të ZRRE-së www.ero-ks.org