Vazhdimi i mbështetjes për ZRRE-në në avancimin e sistemit të Garancive të Origjinës
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) vazhdon të avancojë zhvillimin e kornizës rregullative dhe institucionale të nevojshme për zbatimin e Garancive të Origjinës (GoO), një hap i rëndësishëm drejt rritjes së transparencës, integrimit të tregut të energjisë së ripërtëritshme dhe harmonizimit me praktikat evropiane të tregut të energjisë.
Përmes mbështetjes së programit të financuar nga Qeveria e Luksemburgut dhe të zbatuar nga LuxDev, ZRRE ka përfituar asistencë teknike në hartimin e kornizës së nevojshme rregullative, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përgatitjen për pjesëmarrje në Sistemin Evropian të Certifikatave të Energjisë (EECS), si dhe për bashkëpunimin me AIB.
Ky angazhim i përbashkët kontribuon në zbatimin e reformave në sektorin e energjisë në Kosovë dhe mbështet objektivat strategjike të Ministrisë së Ekonomisë për përshpejtimin e tranzicionit energjetik, rritjen e pjesëmarrjes së burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe lehtësimin e integrimit të ardhshëm në tregjet rajonale dhe evropiane të energjisë.
ZRRE mbetet e përkushtuar të bashkëpunojë ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë, LuxDev dhe palët e tjera të interesit për krijimin e një sistemi të besueshëm dhe transparent për gjurmimin e prodhimit të energjisë së ripërtëritshme dhe për mbështetjen e një të ardhmeje energjetike të qëndrueshme për Kosovën.
Njëkohësisht, ZRRE mirëpret fillimin e mandatit të Bordit të ri dhe vazhdimin e bashkëpunimit me partnerët institucionalë dhe zhvillimorë në funksion të avancimit të sektorit të energjisë dhe integrimit të Kosovës në mekanizmat evropianë të tregut energjetik.
#ZRRE #TranzicioniEnergjetik #EnergjiaERipërtëritshme #GarancitëEOrigjinës #AIB #Kosova #RregullimiIEnergjisë #LuxDev #MinistriaeEkonomisë #EnergjiaeGjelbër
- Log in to post comments