Skip to main content

Operatori i tregut

Sipas kërkesave të Ligjit për Energjinë Elektrike, Kosova duhet të zbatojë një model të tregut konkurrues në sektorin e energjisë elektrike dhe bazuar në ligj kjo detyrë i ngarkohet subjektit të "Operatorit të Tregut" (OT), i cili emërohet nga Qeveria dhe liçensohet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Operatori i Tregut funksionon në mënyrë të pavarur nga çdo ndërmarrje e angazhuar në aktivitete mbi energjinë elektrike përveç transmisionit. Legjislacioni parësor e përshkruan OT-në si subjekt ligjor përgjegjës për organizimin dhe administrimin e tregtimit (shit-blerjes) të energjisë elektrike dhe pëcaktimin e pagesave në mes të prodhuesve, furnizuesve, dhe klientve. Operatori i Tregut balancon paraprakisht ofertën dhe kërkesën financiare.

Operatori Kosovar i Tregut në përgjithësi është përgjegjës për menaxhimin ekonomik të sistemit të energjisë elektrike.