Skip to main content

Furnizimi

Furnizimi me energji elektrike ka të bëjë me shitjen e energjisë elektrike tek konsumatorët fundor dhe përfshinë furnizimin e konsumatorëve me të drejtën e shërbimit universal dhe konsumatorëve të parregulluar.

Furnizimi me energji elektrike gjatë vitit 2019 është realizuar nga furnizuesi me obligim të shërbimit universal, i cili ka furnizuar konsumatorët me çmime të rregulluara si dhe konsumatorët me çmime të parregulluara për të cilët është mbajtur llogari e veçantë.

Pjesëmarrja e konsumatorëve familjarë në konsumin e përgjithshëm të faturuar në shpërndarje edhe më tutje mbetet dominues me rreth 57.06 %, e pasuar nga konsumi komercial me 22.48 %, e pastaj nga konsumi industrial me 19.81 %, dhe në fund nga konsumi në ndriçimin publik me 0.65 %. Konsumi bruto është rritur për 5.83 %, konsumi i konsumatorëve familjar është rritur rreth 5.97 %, konsumi i konsumatorëve komercial po ashtu ka ngritje prej 7.7 % si dhe konsumi në industri ka ngritje prej 24.01 % në krahasim me vitin e kaluar.

Në figurën më poshtë është paraqitur pjesëmarrja në përqindje e kategorive të konsumit krahasuar me konsumin e përgjithshëm (e paraqitur me humbje dhe pa humbje në shpërndarje).

Konsumi - energjia e faturuar