Skip to main content

Rrjeti i Shpërndarjes

Sistemi i Shpërndarjes

Sistemi i Shpërndarjes gjatë viteve ka shënuar përmirësim në furnizimin e konsumatorëve dhe në kualitetin e shërbimit. Mirëpo, me gjithë investimet e bëra në vitet e fundit edhe më tutje Rrjeti i Shpërndarjes nuk është në gjendje të sigurojë furnizim të mirëfilltë dhe cilësi të kënaqshme për konsumatorët. Për t’u arritur nivel i pranueshëm i kualitetit të furnizimit dhe shërbimit nevojiten investime shtesë si në nivel të tensionit të mesëm, po ashtu edhe në nivelin e tensionit të ultë.

Sistemi i Shpërndarjes përfshinë nivelin e tensionit të mesëm 35kV, 20kV, 10kV, 6kV dhe nivelin tensionit të ulët 0.4kV. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes është i organizuar në shtatë distrikte: Prishtina, Mitrovica, Peja, Gjakova, Prizreni, Ferizaji dhe Gjilani. Në figurën e mëposhtme janë paraqitur gjeografikisht 7 distriktet.

harta

Shtrirja e sistemit të shpërndarjes të Kosovës në distrikte

 

Skema më poshtë paraqet informata bazë mbi numrin e nënstacioneve (NS), transformatorëve (TR) dhe fuqinë transformuese (VA), gjatësinë e linjave, si dhe centralet kyçura në nivelin përkatës të tensionit.

shperndarja