Skip to main content

Shpërndarja

Karakteristikë e përbashkët e të gjithë sistemeve të ngrohjes qendrore në Kosovë, është se rrjeti i tyre i shpërndarjes përbëhet nga rrjeti primar që shtrihet deri në pikën e furnizimit në nënstacione, dhe nga rrjeti sekondar i cili shtrihet nga pika e furnizimit në nënstacione gjer tek shfrytëzuesit përfundimtarë. Sistemi i ngrohjes qendrore në Mitrovicë përmban praktikisht dy rrjete të ndara të shpërndarjes. Pjesa kryesore e rrjetit primar është e lidhur me ngrohtoren kryesore, përderisa pjesa tjetër është e lidhur me ngrohtoren në qendrën spitalore.