Takim mes Bordit të ZRRE-së dhe Ekipit të MCA Kosova
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka pritur sot në takim ekipin e MCA Kosova për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në Projektin e Sistemit të Ruajtjes së Baterisë.
Kryesuesi i ZRRE-së, z. Ymer Fejzullahu i njoftoi të pranishmit me zhvillimet e fundit në ZRRE, zotimin e ZRRE-së për ta mbështetur implementimin e këtij projekti si dhe vështirësitë që ZRRE është duke hasur në aspektin e angazhimit të kapaciteteve njerëzore përkatëse për të përmbushur obligimet në kuadër të këtij projekti.
Nga MCA Kosova u prezantuan zhvillimet e fundit në projektin e baterive, shmangien e konflikteve të interesit si dhe kornizën ligjore të nevojshme për implementimin e këtij projekti, veçanërisht ToR dhe IEA si dhe kornizën kohore për secilën komponentë në veçanti.
ZRRE vlerëson lartë mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar për sektorin energjetik në vazhdimësi përmes projekteve të ndryshme si ky i baterive që u diskutua në këtë takim që është më se i nevojshëm për stabilitetin energjetik të vendit. ZRRE mbetet e përkushtuar që të ofroj gjithë ekspertizën dhe angazhimin e stafit të saj për të shtyrë këto projekte përpara dhe finalizimin e suksesshëm të tyre.
- Log in to post comments