Takim mes Bordit të ZRRE-së dhe Ekipit të Optima Energy
Bordi i Zyrës Rregullatorit për Energjisë ka pritur sot në takim ekipin e Optima Energy për të diskutuar raportin përfundimtar mbi përcaktimin e parametrave rregullator për Furnizuesin me Shërbim Universal.
Optima Energy si pjesë e Aktivitetit për Energji të Qëndrueshme (ESA) të implementuar nga Tetra Tech dhe financuar nga USAID ofron ndihmë teknike dhe mbështetje për Departamentin e Tarifave në ZRRE-së në proceset e shqyrtimit të tarifave, për të realizuar një vlerësim të pavarur të aplikimeve nga licencat dhe për të mbështetur llogaritjet e modeleve dhe veçoritë e sistemit energjetik.
Gjatë takimit, Optima Energy paraqiti vlerësimin përfundimtar të parametrave rregullator për Furnizuesin me Shërbim Universal. ZRRE shprehu vlerësimin e lartë për mbështetjen e vazhdueshme të USAID në sektorin energjetik, si dhe për punën e bërë nga Optima Energy si pjesë e projektit (ESA) në këtë proces. ZRRE mbetet e angazhuar për të bashkëpunuar ngushtë me ekipin e ESA dhe Optima Energy, duke vlerësuar ekspertizën dhe kontributin e tyre të çmuar në këtë proces.
- Log in to post comments