ZRRE ka mbajtur takim me përfaqësues të KEK-ut dhe ALPEX-it
Më 6 maj 2025, në ambientet e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) u zhvillua një takim pune ndërmjet përfaqësuesve të ZRRE-së, Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Bursës Shqiptare të Energjisë – ALPEX.
Ky takim kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional në kuadër të zhvillimeve të tregut të energjisë mes dy vendeve, si dhe shkëmbimin e informatave rreth operimit të bursës dhe mekanizmave të tregtimit të energjisë elektrike përmes platformës së ALPEX-it.
Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e ALPEX prezantuan funksionimin e bursës dhe ofruan sqarime të detajuara lidhur me tregtimin e energjisë elektrike në këtë platformë. U theksua se bursa e energjisë Alpex ka një rol të rëndësishëm për kalimin nga një treg i rregulluar në një treg të hapur dhe me konkurrencë të drejtë në Kosovë.
ZRRE vlerëson lartë rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke theksuar përkushtimin për të mbështetur dhe mundësuar qasje të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit në treg.
- Log in to post comments