Skip to main content
19.07.2022

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), sot priti në takim grupin Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës 

ZRRE sot ka mbajtur një takim të përbashkët me grupin Parlamentarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , të cilët, për së afërmi u njoftuan rreth zhvillimeve  në sektorin e energjisë.

ZRRE i njoftoi grupin parlamentar të AAK-së me punën që është duke u bërë në këtë institucion rreth sigurisë së furnizimit në vend dhe planet e ZRRE-së, që energjia që konsumohet të jetë me kosto të përballueshme për konsumtorë. Po ashtu grupi parlamentar i AAK -së u njoftua me rrjedhat e energjisë në vend gjatë kësaj periudhe duke përfshirë edhe importin dhe eksportin. Ndër të tjera diskutime, u elaboruan edhe veprimet procedurale të ndërmarra nga ZRRE-ja  gjate Licencimit të Eletrosever dhe pritjet për përmbushjen e Obligimet nga  palët  që dalin nga Vendimi i ZRRE-së.