Skip to main content
zrre

KONSULTIM PUBLIK

Procedura për shkëmbimin dhe aktivizimin e rezervave për balancim të zonave rregulluese dhe bllokut AK dhe Metodologjia për rregullat për dimensionimin e FRR në Bllokun LFC AK

 

Zyra e Rregullatorit për Energji njofton të gjitha palët e interesuara se ka vënë në diskutim publik Procedurën për shkëmbimin dhe aktivizimin e rezervave për balancim të zonave rregulluese dhe bllokut AK si dhe Metodologjinë për rregullat për dimensionimin e FRR në Bllokun LFC AK.

Procedura definon përgjegjësitë e KOSTT dhe OST dhe hapat e nevojshëm që duhet të ndërmerren për aktivizimin e rezervave FCR (Rezerva e Mbajtjes së Frekuencës, aFRR (Rezerva e Restaurimit Automatik  të Frekuencës) dhe mFRR (Rezerva e Restaurimit manual të Frekuencës) dhe RR (Rezerva Zëvendësuese). Si dhe përcakton parimet për balancimin e zonave rregulluese të KOSTT dhe OST dhe bllokut AK, duke përfshirë krijimin e parimeve të përbashkëta për prokurimin dhe aktivizimin e rezervave të rregullimit të frekuencës, rezervat e restaurimit të frekuencës dhe rezervat e zëvendësimit.

Përderisa Metodologjia përshkruan rregullat për dimensionimin e FRR në Bllokun LFC AK ne përputhje me Artikullin 157(1) të Rregullores së Komisionit (EU) 2017/1485 të datës 2 Gushtit 2017 mbi  themelimin e udhëzuesit për operimin e sistemit transmetues.

ZRRE fton të gjitha palët e interesuara që komentet e tyre për këtë Procedurë dhe Metodologji t’i dërgojnë deri me 11 shtator 2020 në adresën elektronike të ZRRE: info@ero-ks.org.