Njoftim
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, me seli në Vjenë, ka shprehur mbështetjen e tij për veprimet e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në këtë proces tarifor. Në një letër zyrtare të dërguar sot, Sekretariati ka theksuar rëndësinë e transparencës dhe pavarësisë në vendimmarrjen rregullatore, si elemente kyçe për një treg energjetik të drejtë dhe të qëndrueshëm.
Gjithashtu, është theksuar se përcaktimi i tarifave në mënyrë të drejtë dhe të bazuar në kosto reflektive është thelbësor për sigurinë afatgjatë të sektorit të energjisë dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
Sekretariati inkurajon të gjitha palët e interesuara të marrin pjesë në një konsultim konstruktiv me ZRRE-në, në përputhje me parimet e legjislacionit evropian.
- Log in to post comments