Skip to main content
27.05.2022

NJOFTIM

ZYRA E RREGULLATORIT PËR ENERGJI FTOHET TË PREZANTOJË SHQYRTIMIN TARIFOR SI PRAKTIKË TË MIRË NDËRKOMBËTARE

Me ftesë të Shoqatës Regjionale të Rregullatorëve të Energjisë (ERRA), Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka prezantuar sot në Budapest përvojën e ZRRE-së në shqyrtimin e fundit të tarifave të energjisë elektrike.
ZRRE është ftuar të prezantojë shqyrtimin tarifor si praktikë të mirë ndërkombëtare, duke pasur parasysh nevojën për mbulimin e kostos së furnizimit me energji elektrike dhe nevojën për nxitje të efiçiencës së energjisë përmes vendosjes së bllok tarifës.
ZRRE ka theksuar shtytësit kryesor të rritjes së kostos së furnizimit, rritjen e nevojës për import të energjisë dhe rritjen e kostos së importit si pasojë e krizës globale të energjisë. ZRRE poashtu ka tërhequr vëmendjen në rritjen e paqëndrueshme të kërkesës për energji elektrike si pasojë e heqjes së bllok-tarifës në vitin 2017.
Shqyrtimi tarifor i ZRRE ka restauruar stabilitetin financiar në sektor, ka përmirësuar likuiditetin dhe qëndrueshmërinë financiare të sektorit dhe ka ulur problemet e furnizimit me energji elektrike.