Skip to main content
07.04.2025

ZRRE mban takim me mediat në kuadër të takimeve konsultuese me palët e interesit për shqyrtimin tarifor 2025

Më 7 prill 2025, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) vazhdoi fazën e takimeve me palët e interesit lidhur me procesin e përshtatjeve vjetore të të hyrave lejuara maksimale për operatorët e licencuar OSSH-KEDS, OST/OT-KOSTT dhe FSHU-KESCO.

Duke marrë parasysh kompleksitetin e procesit të shqyrtimit tarifor dhe natyrën teknike të dokumenteve përkatëse, ZRRE ka konsideruar të nevojshme mbajtjen e takimeve informuese me palët e interesit për të ofruar informacione më të qasshme për publikun.

Në këtë kuadër, takimi i sotëm me mediat përfshiu një prezantim të detajuar të ecurisë së procesit të përshtatjeve të rregullta dhe faktorëve kryesorë që kanë ndikuar në vlerësimin e të hyrave të lejuara maksimale për vitin 2025. Takimi u zhvillua i hapur, duke përfshirë edhe pyetjet e mediave dhe përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve, pavarësisht se ishte paralajmëruar të jetë i mbyllur.

ZRRE shpreh mirënjohjen e saj ndaj të gjitha mediave për kontributin e vazhdueshëm në informimin e duhur të konsumatorëve gjatë proceseve kyçe në sektorin e energjisë elektrike.

Bashkangjitur është edhe prezantimi i bërë gjatë takimit të sotëm.

 

Prezantimi për media

situs toto