Skip to main content
SHPALLJE

Ftesë për paraqitje të ofertave për dhënie me qira të objekteve afariste

Ftohen të gjithë të interesuarit për dhënie të ofertave për dhënie me qira të objekteve afariste, si më poshtë:

  • Të gjithë të interesuarit mund të shprehin interesimin e tyre duke dorëzuar ofertat në pliko të mbyllur në ZRRE, në Njësinë e Administratës, Rr: Dervish Rozhaja nr.12, Prishtinë, nga data 2 shtator 2020 deri më datën 18 shtator 2020.
  • Të gjitha ofertat e pranuara pas kësaj date, nuk do të merren parasysh nga komisioni vlerësues, dhe do të konsiderohen të pavlefshme.
  • Oferta duhet të dorëzohet së bashku me dokumentacionin e nevojshëm mbi pronësinë, dokumentacionin shtesë sipas specifikacionit teknik dhe me një prezantim të shkurtër të objektit të ofruar për qiramarrje me fotot përkatëse dhe poashtu me çmimin e ofertuar për qira mujore të objektit.
  • Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i nënshkruar nga pronari i objektit ose personi i autorizuar, në këtë rast duhet të bashkëngjitet edhe autorizimi përkatës.
  • Ofertuesit të suksesshëm do t’i ofrohet kontrata për qiramarrje në afat prej dy (2) viteve me mundësi vazhdimi edhe për dy (2) vite tjera me kusht të pajtimit të dyanshëm.
  • Specifikacioni teknik për kushtet të cilat duhet t’i plotësojë objekti mund të kërkohet nëpërmes adresës elektronike: office@ero-ks.org, ose në adresën: Zyra e Rregullatorit për Energji, Njësia e Administratës, Rruga “Dervish Rozhaja” nr. 12, Prishtinë.

ZRRE mban të drejtën të kërkojë edhe informata dhe dokumente shtesë nga ofertuesit të cilët do të shprehin interesimin e tyre.

SHPALLJA