KOMUNIKATË
Seanca IV e Bordit të ZRRE-së në 2025
Më 16.04.2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e katërt për vitin 2025. Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar dhe aprovuar tarifat për shfrytëzimin e rrjetit të transmetimit dhe tregut OST/OT, tarifat për shfrytëzimin e rrjetit të shpërndarjes OSSH dhe tarifat për Furnizuesin me Shërbim Universal FSHU. Këto tarifa për konsumatorët e rregulluar tarifor janë llogaritur dhe dizajnuar ashtu që brenda vitit relevant, të hyrat që priten të mblidhen nga këto tarifa do të jenë të barabarta me të Hyrat e Lejuara Maksimale të aprovuara nga Rregullatori, që reflektojnë rritjen lineare të tarifave të rregulluara prej 16.1 % për të gjitha kategoritë e konsumatorëve në kuadër të shërbimit universal. Këto tarifa do të hyjnë në fuqi nga 1 maj 2025.
Tarifat me blloqe për konsumatorët shtëpiak dhe tarifat ditë-natë për të gjitha kategoritë e konsumatorëve do të përdoren për të nxitur konsumin efiçient të energjisë elektrike.
Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera të lidhura me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike www.ero-ks.org
- Log in to post comments