Konsultim Publik - Raporti për vlerësimin e konkurrencës në tregun e energjisë elektrike në Kosovë për periudhën 2018-2019
Rregullatori për Energji ka vendosur në diskutim publik Raportin për vlerësimin e konkurrencës në tregun e energjisë elektrike në Kosovë për periudhën 2018-2019
Raporti vlerëson konkurrencën në tregun me shumicë dhe atë me pakicë të energjisë elektrike në vend, për periudhën 2018-2019. Prezenca e konkurrencës në tregun e brendshëm vlerësohet duke u krahasuar gjendja ekzistuese e tregut me kërkesat ligjore sipas legjislacionit primarë dhe sekondar të sektorit të energjisë në Kosovë, aplikimin e indikatorit për matjen e përqendrimit të tregut HHI, përfshirë edhe vendimin e Bordit të Rregullatorit V_342_2011 për Kriteret për vlerësimin e konkurrencës në furnizim me energji elektrike në Kosovë.
Ky raport paraqet vlerësimin e ZRRE‐së nëse ka konkurrencë efektive në tregun e energjisë elektrike me shumicë dhe pakicë, si dhe karakteristikat e tregut që mund të dëmtojnë konkurrencën efektive.
ZRRE fton të gjitha palët e interesuara që të dërgojnë komentet e tyre për Raportin deri me 6 nëntor 2020 në adresën info@ero-ks.org
- Log in to post comments