Ankesat
Rregullatori në përputhje me Ligjin për Rregullatorin e Energjisë është përgjegjëse për zgjidhjen e ankesave dhe kontesteve ndërmjet konsumatorëve dhe të licencuarve, ndërmjet dy të licencuarve, si dhe në lidhje me qasjen e palës së tretë në sistemin e transmetimit, apo shpërndarjes së energjisë elektrike, energjisë termike apo gazit natyror, si dhe transmetimit, rrjedhave ndërkufitare të energjisë elektrike dhe gazit natyror.
Bazuar në përgjegjësit e ZRRE është zhvilluar dhe aprovuar Rregulla për zgjidhjen e ankesave dhe kontesteve në sektorin e energjisë. Qëllimi i kësaj rregulle është që të përcaktohen kushtet dhe procedurat për parashtrimin, shqyrtimin dhe zgjidhjen e ankesave të konsumatorëve ndaj ndërmarrjeve energjetiket në sektorin e energjisë, si dhe zgjidhjen e kontesteve ndërmjet të licencuarve
Sipas dispozitave të Rregullës për zgjidhjen e ankesave dhe kontesteve në sektorin e energjisë, të gjithë konsumatorët kanë të drejtë që të parashtrojnë ankesa që kanë të bëjnë me shërbimet e ofruara nga furnizuesi ose operatori i sistemit. Procedura për parashtrimin e ankesave parasheh që konsumatori për qellim te parashtrimit te ankesave apo edhe kërkesave fillimisht duhet t’i drejtohen furnizuesit te tyre apo edhe operatorit te shpërndarjes si organi i shkallës së parë, i cili bën shqyrtimin e ankesës dhe nxjerr përgjigje brenda afatit ligjor. Konsumatori pas marrjes së përgjigjes mund t’i drejtohet Rregullatorit për shqyrtim të mëtutjeshëm të ankesës së tij.
Nëse ju dëshironi ti drejtoheni rregullatorit lidhur me ndonjë ankesë, ju lutem klikon këtu në emailin e mëposhtëm.
ankesa.dmk@ero-ks.org
Rregulla për zgjidhjen e ankesave dhe kontesteve në sektorin e energjisë është paraqitur në vegëzën e mëposhtme: