Vet gjenerimi i energjisë elektrike
ZRRE ka aprovuar Rregullën për Skemën Mbështetëse për Gjeneratorët e Burimeve të Ripërtritshme të Energjisë me të cilën mbështeten konsumatorët të cilët dëshirojnë të behën prodhues të energjisë elektrike nga Burimet e Ripertritshme të Energjisë për përdorim vetanak. Bazuar në rregullën ne fuqi te gjithë konsumatorët kanë te drejt qe te ndërtojnë kapacitet prodhuese bazuar ne kapacitetin e lejuar nga OSSH por qe ky kapacitet nuk mund te jetë me i madh se 100 kW.
Skema Mbështetëse për Vetë-konsum parasheh që:
- Furnizuesit marrin gjithë energjinë elektrike të prodhuar dhe e dërgojnë gjithë energjinë elektrike të konsumuar nga konsumatorët prodhues, brenda një periudhe të faturimit;
- Furnizuesit llogarisin Bilancin e konsumatorëve prodhues të periudhës së faturimit, sipas të cilit përgatitet fatura mujore;
- Nëse Bilanci i konsumatorëve prodhues është pozitiv atëherë konsumatori prodhues, kreditohet në energji (kWh) në periudhën e ardhshme faturuese;
- Çdo bilanc pozitiv i papaguar në periudhën e fundit të faturimit të vitit kalendarik rifillon nga zero pa kompensim nga Furnizuesi;
- Nëse Bilanci i konsumatorëve prodhues është negativ, atëherë Furnizuesi faturon konsumatorin prodhues për vlerën e Bilancit vetë-prodhues