Skip to main content
Konsultim publik

Shqyrtim publik - Metodologjia për llogaritjen e çmimit referent për energjinë e prodhuar nga burimet e ripërtëritshme

Rregullatori për Energji, njofton të gjitha palët se ka vënë në diskutim publik Metodologjinë për llogaritjen e çmimit referent për energjinë e prodhuar nga burimet e ripërtëritshme.

Qëllimi i kësaj metodologjie është të definohet mënyra e përcaktimit të çmimit referent për energjinë e prodhuar nga burimet e ripërtëritshme të energjisë (BRE). Ky çmim do të aplikohet nga Operatori i Tregut për energjinë e shitur tek operatorët për furnizim të energjisë. I njëjti do të aplikohet edhe për shitblerjen e energjisë nga BRE sipas kornizës së rregulluar.

Kjo metodologji përcakton, po ashtu, Parimet themelore sipas së cilave do kalkulohet çmimi referent dhe metodën e llogaritjes së çmimit referent.

Rregullatori për Energji fton të gjitha palët e interesuara që të dërgojnë komentet e tyre deri me 1 nëntor 2020 në adresën info@ero-ks.org.

Draft Metodologjia për llogaritjen e çmimit referent për energjinë e prodhuar nga burimet e ripërtërishme