Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët e interesuara se pas pranimit të kërkesës nga KOSTT, ka vendosur në konsultim publik draft dokumentet:
Ballina
Rregullatori i Energjisë është institucion i pavarur i cili ushtron kompetencat për rregullim të sektorit të energjisë, si pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe është i ndarë në aspektin ligjor e funksional nga çdo person tjetër fizik a juridik.
Misioni i Rregullatorit është që të krijojë një treg të qëndrueshëm të energjisë në Kosovë të bazuar në parimet e transparencës dhe konkurrencës së lirë, e cila shton vlerat si për konsumatorët ashtu edhe për ndërmarrjet që operojnë në sektorin e energjisë.
Rregullatori i Energjisë është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në qershor të vitit 2004
- Rregullatori miraton metodologjitë të cilat shfrytëzohen për t’i llogaritur apo për t’i përcaktuar kushtet dhe kriteret për:
- lidhje në rrjetetin e energjisë, tarifat për transmetim dhe shpërndarje, si dhe metodologjitë tjera për funksionim të sektorit të energjisë;
- sigurim të shërbimeve të balancimit
- lidhje dhe qasje në infrastrukturë ndërkufitare, duke përfshirë edhe procedurat për alokim të kapaciteteve dhe për menaxhim të kongjestionit;
- vendosje të detyrimit të shërbimit publik në licencën e cilitdo furnizues, duke e obliguar atë furnizues që t’i furnizojë konsumatorët familjarë dhe konsumatorët e vegjël me energji elektrike të një cilësie të caktuar në kushte të rregulluara.
- përkujdeset për funksionim transparent dhe jodiskriminues të tregjeve të energjisë, duke u bazuar në parimet e tregut të lirë, sa u përket aktiviteteve konkurruese dhe aktiviteteve të rregulluara;
- Licencon ndërmarrjet që operojnë në sektorin e energjisë në vend
- Monitoron dhe përmirëson sigurinë e furnizimit me energji elektrike, me energji termike dhe me gaz natyror, duke përfshirë edhe sigurimin e mirëmbajtjes dhe ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme të gjenerimit, transmetimit e të shpërndarjes, kapacitetin e deponimit dhe kapacitetin e interkoneksionit;
- Siguronë që aktivitetet e energjisë kryhen në mënyrë transparente dhe jodiskriminuese, janë objekt i detyrimeve të shërbimit publik, si dhe të sigurojë qasje jodiskriminuese në sistemet e transmetimit, të shpërndarjes dhe të interkoneksionit;
- siguronë se tarifat e rregulluara për aktivitete të energjisë janë të arsyeshme dhe të vendosura në bazë të një metodologjie tarifore të përshtatshme, të thjeshtë e të lehtë, duke e përfshirë sigurimin e tarifave për sistemet e transmetimit dhe shpërndarjes, adekuate për ta mundësuar kryerjen e investimeve të domosdoshme në sisteme, në mënyrë që këto investime të garantojnë qëndrueshmëri të sistemeve;
- monitoronë dhe parandalnë keqpërdorimin e pozitave dominuese dhe praktikave jokonkurruese nga ndërmarrje të energjisë dhe t’i marrë masat përkatëse në përputhje me këtë ligj dhe me ligjet e tjera përkatëse;
- siguronë se konsumatorët kanë të drejtë t’i lidhin objektet e veta në sistemet energjetike dhe të pranojnë furnizim të energjisë;
- siguronë mbrojtjen e konsumatorëve dhe të licencuarve me rregulla adekuate për zgjidhje të kontesteve;
- shqyrtonë dhe zgjedh ankesat e konsumatorëve
- siguronë se interesat në mes konsumatorëve dhe ndërmarrjeve të energjisë balancohen në mënyrë adekuate dhe se mbrohen konsumatorët në nevojë;
- vepronë në pajtim me vendimet relevante me efekt obligues ligjor të institucioneve të krijuara në Komunitetin e Energjisë, në rastet kur këto institucione janë të mandatuara për të marrë vendime të tilla me efekt obligues ligjor;
- promovonë tregun e brendshëm konkurrues të energjisë, duke siguruar hapje efektive të tregut për të gjithë konsumatorët dhe furnizuesit dhe krijim të kushteve të nevojshme për funksionim efektiv e të qëndrueshëm të rrjeteve të energjisë, duke i marrë parasysh objektivat afatgjata të sektorit, që kanë të bëjnë me autoritetet rregullative të sektorit të energjisë të Palëve Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë;
- zhvillon tregje konkurruese dhe funksionale brenda Kosovës, si pjesë e Komunitetit të Energjisë;
- mënjanon kufizimet e tregtimit të gazit natyror dhe të energjisë elektrike përgjatë kufijve kombëtarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zhvillimin e kapaciteteve përkatëse ndërkufitare të transmetimit për ta përmbushur kërkesën dhe për ta përmirësuar integrimin e tregjeve kombëtare, të cilat mund ta lehtësojnë rrjedhën e gazit natyror dhe të energjisë elektrike në tërë Komunitetin e Energjisë;
- ndihmon në mënyrën më efikase në sigurimin e zhvillimit të sistemeve të sigurta, të besueshme, efikase dhe jodiskriminuese, të cilat janë të orientuara kah konsumatori dhe ta promovojë në mënyrë adekuate sistemin, në pajtim me objektivat e përgjithshme të politikave të energjisë, të efiçiencës së energjisë dhe të integrimit të stabilimenteve të mëdha dhe të vogla të prodhimit nga burime të ripërtëritshme të energjisë dhe prodhimi i shpërndarë edhe në rrjetin e transmetimit, edhe në atë të shpërndarjes;
- lehtëson qasje në rrjet për kapacitetet e reja prodhuese, në veçanti duke i larguar barrierat të cilat do të mund t’ua pamundësonin qasjen në treg palëve të reja nga burimet e ripërtëritshme të energjisë;
- siguron se operatorët e sistemit dhe shfrytëzuesit e sistemit gëzojnë masa afatgjata dhe afatshkurta stimuluese për të shtuar efikasitetin e sistemit dhe për të mundësuar integrimin e tregut;
- siguron se konsumatorët përfitojnë nga funksionimi efikas i tregut kombëtar të tyre, nga promovimi i konkurrencës efektive dhe nga ofrimi i ndihmës për të siguruar mbrojtje të konsumatorëve;
- ndihmon në arritjen e standardeve të larta të shërbimit publik, duke i kontribuar mbrojtjes së konsumatorëve në nevojë dhe duke i kontribuar përshtatshmërisë së të dhënave të domosdoshme për procesin e ndërrimit të furnizuesve nga konsumatorët.
- siguron që çmimet e energjisë elektrike që i nënshtrohen rregullimit të çmimeve për qëllim të sigurimit të shërbimit universal ta reflektojnë koston. Reflektimi i kostos duhet ta mbulojë koston reale të furnizimit të energjisë elektrike, duke përfshirë koston e gjenerimit, koston margjinale afatshkurtër, duke reflektuar portofolin e plotë të gjenerimit, investimet e domosdoshme, shkallën e duhur të kthimit, koston e importeve, koston e shërbimeve të furnizimit, si dhe borxhet e këqija;
- bënë rishikime vjetore të metodologjive dhe të nivelit të miratuar të çmimeve për konsumatorët fundorë, si dhe shqyrton nevojën e domosdoshmërisë së rregullimit të çmimit për kategori të caktuara të konsumatorëve, në bazë të objektivit të shërbimit publik të ndjekur.
- siguron që operatorët e licencuar operojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi
- shqyrton dhe aprovon planet zhvillimore të Operatorëve të rregulluar të Transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë
Rregullatori i Raporton në mënyrë të rregullt çdo vit por dhe kohë pas kohe sipas kërkesës, Kuvendit të Republikës së Kosovës