Skip to main content
  • 22.07.2022
    NJOFTIM PER MEDIA

    Më 19 korrik 2022, Furnizuesi i energjisë elektrike, i ngarkuar me obligimin e shërbimit publik si Furnizues me Shërbim Universal (FShU/KESCO), ka paraqitur kërkesë zyrtare tek ZRrE për hapjen e Shqyrtimit të jashtëzakonshëm të Të Hyrave të Lejuara Maksimale për FShU. FShU, kërkesën e tij e mbështetë në operimin nën kosto, si rezultat i mungesës së subvencionit të zotuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe trendit në rritje të çmimeve në tregjet me shumicë të energjisë elektrike.

  • 19.07.2022
    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), sot priti në takim grupin Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës 

    ZRRE sot ka mbajtur një takim të përbashkët me grupin Parlamentarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , të cilët, për së afërmi u njoftuan rreth zhvillimeve  në sektorin e energjisë.

  • 13.07.2022
    Njoftim!

    Zyra e Rregullatorit për Energji ju njofton e ka publikuar për diskutim publik draft Planin Zhvillimor të Ndërmarrjes N.P Termokos Sh. A.  ZRRE fton të gjitha palët e interesuara që komentet e tyre për Planin Zhvillimor të N.Q Termokos t’i dërgojnë deri me 28 korrik 2022 në adresën info@ero-ks.org.

     

  • 07.07.2022
    KOMUNIKATË

    Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ZRrE, priti në takim përfaqësuesit e Sfidës së Korporatës së Mijëvjeçarit MCC

     

  • 27.06.2022
    HAPJA E PROCEDURËS SË TENDERIMIT PËR ZGJEDHJEN E FURNIZUESIT TË MUNDËSISË SË FUNDIT

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët se ka shpallur Tenderin për zgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF).