Bordi i ZRRE-së mban takim me përfaqësues të AFD-së dhe delegacionin e KfW-së
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) dhe delegacionin e KfW-së.
Gjatë këtij takimi, Bordi i ZRRE-së informoi partnerët ndërkombëtarë mbi zhvillimet më të fundit në sektorin e energjisë në Kosovë, me theks të veçantë në avancimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe reformat rregullatore që ndërlidhen me këtë proces.