Calendar

  CP by PSD TO HTML

Si pjesë e Procesit të Shqyrtimit për Periudhën e Dytë Rregullative (PRR 2/  1 prill 2018 - 31 mars 2023) Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar për diskutim Raportet Konsultative për përcaktimin e të Hyrave të Lejuara Maksimale (MAR) për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (OST/OT) dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) si dhe Raportin Konsultativ për përcaktimin e Faktorit të  efikasitetit.
Raportet Konsultative për MAR-et e OST dhe OSSH paraqesin propozimet e ZRRE-së për të Hyrat e Lejuara Maksimale (MAR) që do të mblidhen nga OSTT-OT dhe OSSH gjatë Periudhës së dytë Rregullative PRR2. MAR-et e miratuara do të përcaktojë tarifat për shfrytëzimin e Sistemit të Transmisionit dhe Shpërndarjes, të cilat do të ju ngarkohen shfrytëzuesve të Sistemit. Kostot që do të rezultojnë nga shfrytëzimi i sistemeve të Transmisionit dhe Shpërndarjes do të përfshihen në tarifat e konsumatorëve fundor të energjisë elektrike.

Raporti për përcaktimin e Efikasitetit përshkruan qasjen e ZRRE-së për përcaktimin e shpenzimeve operative bazë (“opex bazë”) për Periudhën e Dytë Rregullative (PRR2), rolin e faktorit të efikasitetit dhe mënyrën se si janë nxjerrë këta faktorë të efikasitetit.

ZRRE fton të gjitha palët që komentet për këto Raporte Konsultative ti dorëzojë në formë elektronike përmes emailit në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në formë të shtypur në adresën:

Zyra e Rregullatorit për Energji
Departamenti për Tarifa dhe çmime
Rr. Dervish Rozhaja Nr. 12
Prishtinë, 10000, Kosovë
Data e fundit për dërgimin e komenteve është 7 shtator 2018.

Pas shqyrtimit të komenteve të pranuara, ZRRE-ja do të publikojë Raportin Final së bashku me përgjigjjet ndaj komenteve.

Raport Konsultativ për të Hyrat e Lejuara Maksimale Shqyrtimi Periodik për OSSH (2018-2022)

Raport Konsultativ Faktori i Efikasitetit (2018-2022)

Raport Konsultativ për të Hyrat e Lejuara Maksimale Shqyrtimi Periodik për OST/OT (2018-2022)

RocketTheme Joomla Templates